Site icon Telegrafi

Ia jep 300 euro të falsifikuara punëtorit të postës në Gjilan

Euro in hand

Policia ka njoftuar se në Gjilan një punëtor i postës ka njoftuar se ka pasur një porosi nga një klient për një telefon i tipit Iphone në vlerë prej 310€.

I dyshuari ia kishte paguar duke ia dhënë tri(3) kartëmonedha 3×100€ të dyshuara si para false.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version