Telegrafi

Ia huq vendin e zhvillimit të ndeshjes, Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për anulimin e ndeshjes Serbi-Kosovë

Qeveria e Serbisë ka penguar të zhvilloj ndeshjes mes hendbollisteve të grupmoshave të reja të Kosovës dhe Serbisë në Kovilovo, e cila është dashur të mbahet “prapa dyerve të mbyllura”, pa praninë e mediave dhe tifozëve, stemën, flamurin dhe himnin kombëtar.

Tifozët serbë janë revoltuar një natë para lojës në Kovilovo dhe takimi është vlerësuar i rrezikshmërisë së lartë të sigurisë dhe kjo ka bërë që të anulohet takimi i planifikuar të zhvillohet në ora 16:00.

Së fundi ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, e cila shpreh keqardhje për rrethanat e krijuara duke u pamundësuar zhvillimin e ndeshjes.

Në fakt, ajo ia huq krejtësisht vendin se ku është dashur të zhvillohet ndeshja mes këtyre dyja përfaqësueseve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për rrethanat e krijuara në Kragujevc, ku u pamundësua zhvillimi i ndeshjes hendbollistike ndërmjet ekipeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në kategorinë e femrave U20.

Janë të dënueshme aktet nacionaliste të cilat pamundësojnë zhvillimin e ndeshjeve të karakaterit ndërkombëtar, pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona, si dhe për proceset e integrimeve Euro-Atlantike.

Krijimi i situatave të frikshme dhe armiqësore, kur në fushë të sportit duhej të shfaqeshin vajza të reja të cilat do të ofronin lojë dhe spektakël sportiv, është papërgjegjësi e shtetit serb dhe institucioneve të rendit dhe të sigurisë të Serbisë”.

Lexo po ashtu Trajneri serb i hendbollit: Kosovën e kemi humbur, na lejoni të merremi me sport

Hoxhaj për Reuters: Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është anëtare e barabartë e federative sportive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj anulimit të ndeshjes së hendbollit mes ekipeve junior të Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për Reuters, këtë ngjarje Hoxhaj e quajti të paimagjinueshme.

“Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit e jo ti ndajë, veçanërisht këtu hyn gjenerata e re, dhe përfshirja e politikës në evente të tilla sportive nuk është asgjë tjetër veçse destruktive”, ka thënë Hoxhaj për Reuters.

Në vazhdim Hoxhaj pati një mesazh për Serbinë duke thënë se kjo e fundit duhet a pranojë faktin se Kosova është anëtare e barabartë e federative ndërkombëtare të sportit. Qeveria e Serbisë anuloi ndeshjen e hendbollit që ishte e paraparë për sot, gjoja për shkaqe të sigurisë.

Theksojmë se Kosova ka fituar zyrtarisht me rezultat zyrtar 20:00 ndaj Serbisë. /Telegrafi/