Telegrafi

Ia hoqën nga barku kërpudhat që ishin rritur deri në shtatë centimetra (Video)

Pacientja e paemëruar nga Zheijangu i Kinës, që kishte shkuar në spital me dhimbje të mëdha, barku, i është nënshtruar intervenimit për heqjen e kërpudhave.

Gruas 50-vjeçare, që i kishte zier lehtë këto bimë dhe i kishte ngrënë pa i përtypur mirë, iu kanë mbirë në trup, transmeton Telegrafi.

Kushtet e favorshme për rritje kanë bërë që disa prej tyre të arrijnë deri në shtatë centimetra.

Kërpudhat që i bënin presion barkut, i shkaktonin shumë dhimbje, por pas operimit ajo ka gjendje të mirë shëndetësore.

Në anën tjetër, ky rast është publikuar për të rritur vetëdijen mbi mënyrën e ushqimit dhe ngrënies adekuate. /Telegrafi/