Site icon Telegrafi

Ia hedh drejtorit të policisë së Los Angelesit, hirin e mbesës së vdekur në qelinë e burgut (Video)

Ky është momenti kur e afërmja e një femre e cila ka vdekur pasi ishte burgosur nga policia, i hedh në fytyrë hirin e saj në fytyrë drejtorit të policisë.

Wakiesha Wilson, 36-vjeçe, ishte gjetur e vdekur brenda qelisë së saj në burgun e Los Angeles gjatë vitit 2016, ku hetuesit kishin konstatuar se ajo kishte kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

Por, familjarët e saj kategorikisht refuzojnë t’i besojnë versionit për vetëvrasje, duke akuzuar zyrtarët policorë se kanë gënjyer dhe nuk kanë treguar të vërtetën se si kishte vdekur.

Komisioni disiplinor i policisë së Los Angelesit ka mbajtur një takim gjatë të martës me presidentin e bordit, Steve Soboroff, është detyruar të kërkojë sqarim pasi të afërmit dhe shumë protestues kanë kërkuar drejtësi për gruan e vdekur.

Dhe 20 minuta pas takimit, halla e Wilson, Sheila Hines-Brim, iu afrua bordit dhe në një moment e hedh pluhurin e bardhë në drejtim të drejtorit të policisë së Los Angelesit, Charlie Beck.

“Kjo është Wakiesha”, Hines-Brim i tha drejtorit policisë dhe më pas u largua nga salla.

Ky veprim i kushtoi me arrestim, por ishin të pranishmit në sallë që e kundërshtuan kategorikisht atë vendim duke filluar të bërtasin. /Telegrafi/

Exit mobile version