Site icon Telegrafi

Ia harruan gërshërët në bark gjatë operacionit

Mjekët kishin harruar gërshërët e gjata mbi dhjetë centimetra gjatë një operacioni për t’ia hequr vezoren në Sao Paolo, Brazil.

Por mjekët nuk merrnin seriozisht ankesat e Veronikas se diçka nuk ishte në rregull derisa ajo mbeti pa ndjenja vite më vonë ku rëntgeni zbuloi të vërtetën.

Zëdhënësi i këshillit mjekësor në Sao Paulo tha: “Gërshërët kanë shkaktuar dëme në trupin dhe vezoren tjetër të saj, e cila duhet të hiqet. Ne jemi duke hetuar rastin”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version