Policia e Kosovës bëri të ditur se një femër ka raportuar se derisa po hynte në hyrje të banesës së saj, dy persona me veshje sportive e kanë sulmuar, duke ia grabitur çantën e krahut.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 19:57.
Viktima deklaron se në këtë rast i janë grabitur dokumente personale, një patent shofer dhe dy ID të fakultetit,.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim