Telegrafi

Ia godasin të voglin me gurë, elefanti shtyp për vdekje një burrë në Indi (Video)

Një elefant ka shtypur për vdekje një burrë në Indi, pasi fshatarët e kishin gjuajtur me gurë të voglin e saj të porsalindur.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si elefanti mundohet ta tërheq zvarrë të voglin në pyll nga frika se mund t’ia lëndojnë, transmeton Telegrafi.

E pasi që nuk mund të ngritej pasi kishte vetëm pak minuta që kishte ardhur në jetë, këtë e shfrytëzuan fshatarët të cilët u mblodhën rreth tij për ta goditur me gurë, gjë që kishte nervozuar të ëmën e tij.

Sipas mediave lokale elefanti ka mbytur Salien Mahato, 27-vjeç, që nuk i mbijetoi plagëve të marra në momentin që elefanti e shtypi. /Telegrafi/