Site icon Telegrafi

Ia gjuan pijen në tokë, e përplas për toke dhe e rrah brutalisht – e gjitha ndodhi para dyqanit të lodrave në Londër

Një video amatore që është publikuar në internet ka shokuar opinionin në Londër, kjo për faktin se ndodh një rrahje brutale mes dy personave në mes të një rruge në Londër, më saktësisht para një dyqani të lodrave për fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në Barnet në veri të kryeqytetit anglez, ku dy burra fillimisht grinden dhe përfundojnë duke shkëmbyer grushta e shqelma, transmeton Telegrafi.

Njëri rrëzon tjetrin në tokë dhe sikur kjo të mos mjaftonte i hip sipër dhe fillon ta grushtoj, para një dyqani të lodrave që frekuentohet shumë nga prindërit me fëmijë.

Aty shihet një grua e cila vetëm vështron duke mos mundur të ndërmerr asgjë. E siç raportojnë mediat lokale, gjithçka filloi kur njëri ia rrëzoi tjetrit pijen në tokë.

Ndërkaq videoja është shpërndarë në masë të madhe nga qytetarët e Londrës, që mbetën të habitur me atë se si është e mundur që në qendër të qytetit të rrahen dy persona sikur të ishin në ring boksi. /Telegrafi/

Exit mobile version