Dhëndrin e paemëruar nga Hampshire e Anglisë, shokët e kanë lidhur me najlon për llambën e rrugës, teksa kishte të veshura vetëm brekët.
Ata kanë qëndruar afër dhe janë tallur me të, ndërsa burri që së shpejti pritet të martohet, vetëm qeshte, transmeton Telegrafi.
“Kush është i radhës do të frikësohet të martohet shkaku i këtyre lojërave”, është një koment lidhur me rastin.
Mënyra e festimit të natës së fundit të beqarisë, si dhe lojërat e ndryshme me dhëndrin, janë shumë të shpeshta, e ato mund të përfundojnë edhe me lëndime. /Telegrafi/
https://youtu.be/raHJAB8c4fQ