Një adoleshente është duke u hetuar nga policia pas publikimit të një videoje, në të cilën ajo shfaqet duke ia drejtuar revolen në kokë një foshnje.
Molly Brazy 18-vjeçe nga Detroiti i Shteteve të Bashkuara është e njohur si këngëtare e muzikës rap, e cila është filmuar duke bashkëbiseduar me një mikeshë në Facebook, kur në një moment humb durimin dhe ia drejton revolen foshnjës që po e pengonte të fliste, transmeton Telegrafi.
Por ky veprim i pamenduar mirë do t’i kushtojë shtrenjtë, pasi policia ka filluar hetimet që nga publikimi i kësaj video në internet.
Ajo po bisedonte me një kolege kur në një moment shfaqet prapa saj një vajzë e vogël e cila e gjuan me një lodër, veprim ky që duket se e nervozoi tej mase këngëtaren.
“Pse po e bën këtë?” dëgjohet Molly derisa ia drejtonte revolen vogëlushes së pafajshme.
Policia është duke analizuar me vëmendje videon, dhe në momentin që konstaton se revolja ishte e vërtetë, ajo do të ketë telashe të mëdha. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kf9qRcZ7_Rg