Një grua është filmuar duke ia drejtuar revolen një gruaje tjetër me ngjyrë dhe vajzës së saj 15-vjeçe, të cilat frikësoheshin se mund ta pësojnë me jetë.
Videoja është filmuar nga viktima, ku shihet një grua e bardhë duke ua drejtuar revolen në Orion të Michigan, ku Takelia Hill dhe 15-vjeçarja Makayla vazhdimisht bërtisnin se mund t’i vrasë, transmeton Telegrafi.
Sipas Hill, vajza e saj ishte “përplasur” kokë më kokë me gruan me revole derisa po hynin në një restorant. Edhe pse Makayla i kishte kërkuar falje, ajo kishte filluar t’i bërtasë.
“U përplasëm dhe unë i kërkova falje. Por, ajo filloi të më akuzojë se kinse unë i kam pushtuar hapësirën e saj. Situata eskaloi kur ajo nxori revolen dhe na e drejtoi”, ka shtuar 15-vjeçarja.
Që nga publikimi i videos është shikuar nga më shumë se 4.5 milionë njerëz, ndërsa nuk dihet nëse gruaja me revole është arrestuar nga policia. /Telegrafi/