Telegrafi

Ia drejton revolen çiftit që po shijonin kafenë, pendohet keq sulmuesi – dyshja ia rrëmbejnë armën dhe i vërsulen

Ky është momenti dramatik kur një klient që po shijonte kafenë në një kafeteri së bashku me partneren, për pak sa nuk e pësojnë me jetë kur një burrë i armatosur iu vërsulet në mes të rrugës në Brazil.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dyshja derisa po shijonin kafenë sulmohen nga një person me helmetë në kokë, i cili tenton t’i qëllojë me revole, transmeton Telegrafi.

Por jo gjithçka shkon sipas planit të sulmuesit, pasi burri që ishte pranë tavolinës arrin të ngritet në këmbë dhe t’ia rrëmbej revolen nga dora dhe aty gjithçka ndryshon – ai më pas i vërsulet me revole por ai zhduket nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Aty menjëherë i del në ndihmë edhe partnerja që reagon me shpejtësi duke nxjerrë revolen nga brezi, e mediat lokale raportojnë se “viktima” kishte shtënë me revole disa herë, por nuk dihet nëse e ka qëlluar sulmuesin. /Telegrafi/