Site icon Telegrafi

Ia doli të arratisej, por jo të fshihej përgjithmonë – i dyshuari për vrasje arrestohet pas 45-vitesh arrati (Video)

Revolucionari i majtë, Masaaki Osaka është dënuar për vrasjen e një polici gjatë protestave në Tokio, 45 vite më parë.

Ai akuzohet se i ka vënë flakën policit me anë të një kokteji molotovi. Media japoneze raporton se asnjë i arratisur tjetër nuk ia ka dalë të qëndrojë në listën e të kërkuarve për kaq gjatë.

Sipas “BBC”, Osaka është arrestuar muajin e kaluar në Hiroshima, në një apartament që i përkiste Chukaku-ha, siç njihet ndryshe Liga Komuniste Revolucionare Japoneze (JRCL).

Të mërkurën ai u transportua nga Hiroshima në kryeqytetin Tokio, por mediat thonë se deri më tani ai nuk ka folur.

Por kjo nuk do ta shpëtojë pasi policia ia ka dalë të konfirmojë identitetin e tij nëpërmjet testeve të AND-së, përcjell tvklan.al.

Autoritetet thonë se Osaka ia ka dalë të mbesë në arrati për kaq shumë vite sepse duke mbajtur një pozicion të lartë në hierarkinë e grupit radikal JRCL, është ndihmuar shumë nga simpatizantë të grupit.

JRCL është themeluar në vitin 1950 ndërsa në vitet 1960 dhe 1970 fitoi reputacion për mbajtjen e protestave të dhunshme.

Osaka akuzohet se vrau një polic 21-vjeçar gjatë protestave në Shibuya të Tokios në vitin 1971, kur e goditi me një shufër hekuri para se t’i vinte flakën.

Atëbotë, JRCL protestonte kundër prezencës ushtarake amerikane në vend.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=Oo2EVOdnpdQ

Exit mobile version