Site icon Telegrafi

“Ia dolëm”: Momenti kur katër njerëz “luftuan për jetë a vdekje”, vetëm për tu larguar nga Gjermania Lindore (Video)

Janë publikuar disa pamje emocionuese që tregojnë tre burra dhe një grua që ikin nga Gjermania Lindore dhe që provojnë lirinë për herë të parë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë të katër personat të cilët dëshpërimisht tentojnë të shkojnë në drejtim të Perëndimit, me gjithë gjerësinë e lumit që i përket Gjermanisë Lindore.

Ndërsa tre burrat ia arrijnë deri në breg, një grua has në vështirësi. Kështu ajo detyrohet të qëndrojë në ujë, e gjendur para trupave kufitare, të cilat arrijnë me një anije.

Përderisa ajo pret në ujë, një nga njerëzit e pranishëm thuhet ti ketë thënë asaj që të mos frikësohet, sepse tanimë trupat e Gjermanisë Lindore nuk mund të qëllojnë mbi të, pasi ajo veçse gjendej në territorin Perëndimor. /Telegrafi/

Exit mobile version