Telegrafi

Ia djeg burrit 400 celularë të rinj

Çifti kinez me mbiemrin Wang së bashku kanë mbajtur në mënyrë të suksesshme një dyqan për shitjen e celularëve në provincën kineze Shandong. Për fat të keq, si edhe shumë çifte në mbarë botë, ata i kanë munduar telashet martesore, dhe siç pohojnë fqinjët e tyre, kohëve të fundit nuk kanë reshtur zënkat e shpeshta mes tyre.

Gjatë zënkës së fundit burri ka vendosur që të lëshojë gruan e tij që, siç shihet, nuk ka qenë edhe një lëvizje e mirë. Bashkëshortja 37-vjeçare në pikë të zemërimit ka vendosur të shfryhet në porosinë e fundit të celularëve të rinj, me vlerë prej 42.000 dollarësh. I ka mbledhur bashkë, i ka lyer me kerozinë dhe thjesht ua ka fut flakën.

Fqinjët të cilët e kanë hetuar tymin kanë thirrur menjëherë zjarrfikësit dhe policinë, ndërsa gruaja e inatosur është arrestuar.