Një lojë e pamenduar mirë mes nxënësve të një klase, është shndërruar në ring boksi kur njëri prej nxënësve rrah brutalisht shoqen e klasës.
Nxënësit ishte duke u tallur me njëri-tjetrin gjatë pushimit të gjatë në shkollë në qytetin Irkutsk në pjesën juglindore të Rusisë, kur një veprim i pamenduar mirë i një vajzë i kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
15-vjeçarja Maria P ishte munduar të tallet me shokun e klasës duke i hedhur një gotë me ujë, por ai nuk e pranoi mirë këtë shaka pasi fillon ta godas pa ndërprerë në kokë.
Artem Kh 15-vjeç humbi kontrollin, dhe kështu u shndërrua në një person të dhunshëm ku pa ndërprerë e godet në kokë shoqen e tij, dhe u desh ndërhyrja e shokëve të klasës që t’ia largonin nga duart vajzën e pambrojtur.
Sipas raportimeve, ky nuk ishte fundi i ngjarjes. Pesë shokë e shoqe të Maria u hakmorën ndaj Artem pas mësimit. Ata e kanë goditur me grushta, siç bëri ai mbi adoleshenten, dhe u desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë së shkollës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6V8I7XVUR3w