Site icon Telegrafi

Ia bëri gropën vetes

Gjermani për pak sa nuk e pësoi kur mbeti i ngujuar në gropë në një plazh të Tenerifeve pasi kishte hapur një gropë të thellë rreth 3 metra, e cila u shemb mbi të.

Ky pushim gjermanit 23 vjeçar do t’i kujtohet gjatë. Nuk dihet pse vendosi ta hapë gropën e thellë 3 metra por dihet se ajo u shemb papritmas mbi të.

Për fat aty afër ishte e dashura e tij, e cila menjëherë thirri për ndihmë. Pas dy orësh në plazh arritën 15 zjarrfikës spanjollë të cilët arritën ta nxjerrin jashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version