Telegrafi

Ia bën ëndrrën realitet – Bes Kallaku befason në spital fansin që vuan nga tumori

Komediani e këngëtari shqiptar, Bes Kallaku, është mjaft aktiv dhe i afërt me fansat e publikun.

Jashtë muzikës e karrierës prej aktori, ai shquhet për zemrën e madhe e po ashtu për ndihmat që ka bërë herë pas here për ata që kanë nevojë.

Ai së fundmi ka befasuar një djalosh 12-vjeçar në spital, njëherësh fans të tij, i cili vuan nga tumori.

Bes Kallaku (Foto: Instagram)

“Kristi Saka, 12-vjeçari me tumor rëndë, ëndërronte të më takonte prej vitesh, por ne bashkë duhet të bëjmë realitet që ai të shërohet orë e më parë. Në gjendje të rëndë ekonomike, me baba të paralizuar, e një nënë që shpreson tek ndihna jonë, ju bëj thirrje të kontribuoni të gjithë sipas mundësive”, ka thënë Besi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bes Kallaku

“Fjalët tjera mi kanë marrë lotët e Kristit e lutjet e nënës së tij për ndihmë”, u shpreh më tej aktori.

Bes Kallaku (Foto: Instagram)

Në videon e publikuar në rrjete sociale, djaloshi duket të jetë prekur nga befasia që iu bë meqenëse e do shumë komedianin shqiptar.

Kallaku ndërkaq po vazhdon me sezonin e dytë të emisionit të tij, “Kosherja”. /Telegrafi/