Site icon Telegrafi

I zoti i shtëpisë

Shkon i zoti i shtëpisë jashtë shtetit për pune dhe e detyron një punëtor që të kujdeset për familjen dhe shtëpinë e tij.
Pas disa ditësh ai e telefonon punëtorin të informohet për familjen.
Shefi: Çka po bën?
Punëtori: Jam duke e ndërruar bishtin e lopatës se mu thye.
Shefi: Si u thy?
P: Duke varrosur qenin tënd i cili ngordhi dje.
Sh: Po si ngordhi qeni?
P: Po ra në pishinë.
Sh: Po ai di të notojë si u mbyt?
P: Po nuk ishte ujë në pishinë kur ra.
Sh: Po pishina gjithmonë ka ujë, si kishte mbet pa ujë?
P: Po kur erdhën zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin që digjte shtëpinë tënde e shfrytëzuan edhe ujin e bazenit.
Sh: Po si u dogj shtëpia?
P: Disa gra kishin hedhur cigaren në një dhome në tepih kur e erdhën në varrimin e nënës tende.
Sh: Po çka flet more, po si vdiq nëna?
P: Vdiq nga infarkti kur e pa gruan tënde duke të tradhtuar me shokun tënd të ngushtë.
Sh: Bobo çka paska ndodhur kështu, të paktën më thuaj diçka pozitive.
P: Të kujtohet para se me shku se i bëre analizat e SIDËS?
Sh: Po e mbaj mend.
P: Eh ato të kishin dal POZITIV

Exit mobile version