Babai Sahiti ka kërkuar nëpërmjet "INA" që të bëhen më shumë përpjekje për zbulimin e gjurmëve të djalit të tij nga funksionarë të MPB-së, sidomos ata shqiptarë.
Dyshimet e familjes janë se djali i tyre mund të jetë zhdukur edhe nga struktura kriminele të lidhura me qarqet e pushtetit, mirëpo këto pohime familja i nxjerr në bazë të bisedave që kanë patur me njerëz në Shkup.
Familjarët besojnë se dëshmitë qëndrojnë edh tek makina “Citroen C3“, e zbuluar e djalit të tyre që është gjetur 17 ditë pas zhdukjes së tij në afërsi të diskotekës “Hard Rock”, në Shkup, ku në brendi të saj u gjetën të gjitha sendet personale të tij, përfshi edhe telefonat celularë dhe laptopi personal.
Familjarët kanë pohuar se Nexhati me vete kishte rreth 10 mijë euro, para që i shfrytëzonte për biznesin e tij.Babai Sahit Arifi ka shtuar për "INA" se ka qenë pranë MPB-së në Shkup, por nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete.
"Apelojë që organet e rendit në Maqedoni të merren më seriozisht me fatin e djalit tim" ka theksuar ai.
Kërkesë dhe kontakte të vazhdueshme kam bërë edhe në ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë dhe Ministrinë e Rendit të Kosovës, ku atje kam kërkuar ndihmë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete", ka rrëfen Sahit Arifi, i cili ka disa muaj që ka braktisur punën në Austri dhe është kthyer në kërkim të djalit të tij të vetëm.
Familjarët janë të bindur se i biri i tyre kurrë nuk ka qenë pjesë e aktiviteteve të kundërligjshme dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë as i dënuar as nën hetime për asnjë lloj krimi.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski theksoi se po vazhdojnë hetimet për rastin dhe se janë disa pista hetimi, të cilët po përpunohen dhe shqyrtohen në kuadër të MPB-së./Telegrafi/