Site icon Telegrafi

I zë hajnat me ‘webcam’

43-vjeçarja Jeanne Thomas po qëndronte në zyrë, 40 kilometra larg shtëpisë së saj kur i kishte parë disa të huaj duke kërkuar nëpër dhomën e saj të ditës.

Ajo e kishte thirrur policinë dhe u kishte thënë se vjedhësit po ia frikësonin kafshët e saj, po hanin ushqim nga frigoriferi dhe i vidhnin lojërat Nintendo.

Policët kishin kërkuar nga Jeanne të qëndronte në linjë dhe t’u tregonte atyre se çfarë po bënin hajnat, në ndërkohë ata po e rrethonin shtëpinë.

Dy meshkuj të moshave 19 dhe 20- vjeçare janë kapur brenda në shtëpi dhe janë arrestuar. Dy të dyshuar të tjerë janë akuzuar për planifikimin e vjedhjes.

Exit mobile version