Burri që mbetet i paidentifikuarka filluar të grindet me policët, kur ata e kanë ndaluar për një kontroll rutinë.
Pasi është zbuluar se nuk ka licencë për taksi, ai e ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetës, transmeton Telegrafi.
Pamjet tronditëse e tregojnë momentin, kur policët mundohen t’ia shuajnë flakët, duke e përduru uniformën.
People’s Daily raporton se ai e ka bërë këtë veprim, meqë dënimi për vozitje pa licencë është shumë i lartë, ndërsa ai kishte kushte të rënda ekonomike.
Megjithëse ka marrë djegie të konsiderueshme, ai është jasht rrezikut për jetë. /Telegrafi/