Kompania Nokia se do të ndërpresë ofrimin e shërbimit të vet Ovi Music Unlimited në 25 prej 31 shtetesh në të cilat ai ishte në dispozicion.
Shërbimi, i cili ishte lansuar më 2008 nën emrin Comes With Music, është dashur të konkurronte me Apple iTunes dhe të jetë vegël promovuese për telefonat celularë si Nokia 5310 apo 5800, mirëpo nuk ka arritur të bëjë për vete mjaft përdorues që Nokia të vazhdojë ta mbajë atë në jetë.
Megjithatë, Ovi Music Unlimited do të vazhdojë të ofrohet në Brazil, Kinë, Indi, Indonezi, Afrikë Jugore dhe Turqi. Në të njëjtën kohë, shërbimi do t’u ofrohet të gjithë parapaguesve deri në skadimin e afatit të përcaktuar sipas parapagimit. /Telegrafi/