Kompania më 17 dhjetor ka publikuar një informatë të shkurtër me të cilën ka thënë se karakteristika Office Genuine Advantage (OGA) është tërhequr, por pa dhënë asnjë sqarim tjetër.
OGA kishte debutuar në vitin 2007 për nevoja të Office XP dhe paraqiste mënyrën e Microsoftit për ndarë kopjet e ligjshme nga ato pirate të paketës së saj të popullarizuar të aplikacioneve.
Windows Genuine Advantage i cili vitin e kaluar ishte riemëruar në Windows Activation Technologies me paraqitjen e Windows 7 është edhe më tej funksional. /Telegrafi/