Pak kohë pas modelit Dell Adamo, nga tregu zhduket edhe një ultralaptop i cili, sipas HP-së, po ashtu do të duhej të ishte konkurrent ndaj Apple MacBook Air.
Ani pse nga pikëpamja harduerike është më i aftë se Air, çmimi i lartë (veçanërisht në kombinim me SSD-në opsional) nuk ka tërhequr numër të madh të blerësve, që pjesërisht ka qenë problem edhe i Dell Adamos.
Megjithatë HP nuk heq dorë nga linja e tërësishme Envy, modelet më të mëdha mbesin në prodhim, e modelin 13-inçësh kompania do ta zëvendësojë me version 14-inçësh të diagonales së ekranit. /Telegrafi/