Site icon Telegrafi

I virgjëri punon në klub striptizi

Edhe pse është i krishterë i devotshëm, Dave Dragas e ka pranuar punën në klub të striptizit.

Ky 26-vjeçar është menaxher i valltareve, por siç thotë edhe vet, kurrë nuk është tërhequr nga ato sepse nuk beson në seksin para martesës.

”Më është ofruar seksi mbi 20 herë, mirëpo vajzat nuk e kanë pasur atë fat”, thotë ai.

I virgjëri nga qyteti Kingstonit kurrë nuk ka pasur dashnore dhe shkon në kishë sa herë që i jepet mundësia.

I janë dashur gjashtë muaj që t’i tregojë babait të tij se ku punon, e kur ai e ka marrë vesh nuk i ka ardhur shumë mirë.

Mirëpo ai beson se pagesa prej 35.000 funtesh në vit për punën që bën në qendër të Londrës do t’i ndihmojë të mbajë familjen.

”Është kënaqësi, por është rreptësishtë profesionale”, ka shtuar Dave.

Exit mobile version