Si pasojë e zjarrit është djegur terë inventari në sallën e arsimtarëve dhe disa ditarë të viteve të kaluar.
Sipas hetimeve të para të policisë, sipas zyrtarit për media të policisë rajonale në Pejë, Zeqir Kelmendi, në vendin e ngjarjes dyshohet se persona të panjohur kanë depërtuar në brendi të shkollës përmes dritares së një klase, dhe pastaj më forcë kanë hapur derën e sallës së arsimtarëve.
Me të marr informatën, njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, po ashtu vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësiti i zjarrfikësve ku kanë lokalizuar zjarrin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti rajonal për krime serioze, teknikët e kriminalistikes si dhe ekspertet për hetimin e zjarrit.
Rastin e procedojnë hetuesit rajonalë për krime serioze. /Telegrafi/