I arrestuari është Gentian Mino. Ai dyshonte se e dashura e tij, shkonte me një tjetër mashkull.
Për këtë arsye, ai i ka marrë makinën të dashurës me justifikimin se i duhej për punë, dhe me ndihmën e Adrian Hysit, që gjithashtu u arrestua, vendosi kamerën në makinë.
Për dy javë me radhë 38-vjeçari ka kontrolluar çdo lëvizje të së dashurës së tij 27-vjeçare.
Por, kjo e fundit ka nisur të ketë dyshime dhe ka bërë denoncim në polici.
Pas zbulimit të kamerës, dy autorët kanë thënë se atë e vendosën nga frika se mos dikush vidhte makinën. /gazeta tema/