Bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, pas një konflikti pronësie mes dy vëllezërve. Mësohet së 33-vjecari, Everest Ymeri, i ka vënë zjarrin qëllimisht banesës së vëllait të tij, duke shkaktuar panik edhe tek banorët e zonës përreth. Ai fillimisht ka nxjerrë nga shtëpia e vëllait, mobiljet, duke i hedhur nga ballkoni, e më pas i ka vënë flakën asaj.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e 33-vjeçarit, ndërsa zjarrfëikësit kanë mundur të shuajnë flakët në katin e dytë të banesës 3-katëshe. Fatmirësisht dëmët ishin vetëm materiale./Telegrafi/