Telegrafi

I vdes pronarja, qeni e pret 8 ditë jashtë spitalit (Video)

Qeni besnik nuk u largua për asnjë moment nga spitali në Brazil, por durimi i tij nuk u shpërblye pasi 82 –vjeçarja vdiq.
Sipas një zyrtari të Shërbimit Emergjent Mobile, gruaja vuante nga bronkiti astmatik dhe ka marrë kujdes të vazhdueshëm.

“Kur shkonim në shtëpinë e të moshuarës, qeni ishte gjithmonë aty dhe ndoshta ka ardhur në spital duke ndjekur ndonjë anëtar të familjes, që më pas të qëndronte”, tha zyrtari, transmeton Gazeta Shqip.
Drejtoresha e spitalit, Wanda Camilo, tha se “Shumë persona duan që ta adaptojnë, kam marrë shumë telefonata. Edhe një mjeku ynë ka si qëllim që ta adaptojë”.

momentin miku besnik është marrë nën kujdestarinë e pronarit të një dyqani për kafshët, i cili po kujdeset për të.