Doktorët kanë thirrur kirurgët e transplantimit pasi që nuk kanë arritur të ringjallin burrin 45-vjeçar, raporton gazeta Le Monde.
Sipas një raporti nga këshilli spitalor i Universitetit të Parisit, doktorët vazhduan t’i jepnin pacientit masazhe të zemrës për një orë e gjysmë, derisa prisnin që kirurgët të arrinin.
Kur kirurgët filluan operimin e burrit për të larguar organet e tij, ai filloi të merrte frymë, bebëzat e tij të syve filluan të jepnin shenja jete dhe ai reagoi në një test të dhimbjes.
"Pas disa javësh të ndërlikuara me komplikime serioze, pacienti tani po ecën dhe po flet", thuhet në raportin mjekësor.
Nuk dihet nëse burri është i vetëdijshëm se ka qenë afër humbjes së organeve të tij.