Telegrafi

I vdekuri te lumi Ibër nga Tirana

Identifikimi i kufomës është bërë nga familjarët e tij pas publikimit të fotove në media.

Viktima, është identifikuar si Auron (Ibrahim) Cara (1968), banor i Republikës së Shqipërisë, me vendbanim në Tiranë.

Policia e Kosovës ka mësuar se i njëjti ishte lajmëruar si person i humbur në Policinë e Tiranës, më datë 7 dhjetor, 2012.

Hetuesit policor të sektorit për krime të rënda në rajonin e Mitrovicës, janë duke zhvilluar hetimet e autorizuara për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së viktimës ndërsa ende janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertit mjekoligjor pas obduksionit, për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes. /Telegrafi/