Neculai Ivascu, i cili e kishte udhëhequr fshatin për më shumë se dy dekada, kishte vdekur nga një sëmundje e mëlçisë menjëherë pas fillimit të votimeve, por prapëseprapë i fitoi votat me një diferencë prej 23 votash.
“E di se ka vdekur, por nuk dëshiroj ta ndërroj”, ka thënë një fshatar pro- Ivascut për televizionin rumun.
Në fund të votimit, autoritetet zgjedhore ia kishin dhënë postin oponentit të Ivascut, mirëpo disa fshatarë dhe partia e tij, opozita e fuqishme, Partia Social Demokrate, kanë kërkuar rivotime.