Telegrafi

“I vdekuri” nuk mund të pajiset me letërnjoftim

Gheorghe Hus, 65-vjeçar, nga qyteti Timisoara, aplikoi për letërnjoftim kur po përgatitej të vizitonte birin e tij në Itali.

"Ata më thanë se kisha vdekur në vitin 1994 prej një lloj sëmundjeje të mushkërive. Duket se më kanë bërë edhe autopsinë dhe isha varrosur në një qytet të afërm", ka thënë Hus.

Një hulumtim zyrtar ka zbuluar ngatërrimin e shkaktuar nga një raport policor në lidhje me një person me emër të njëjtë i cili kishte vdekur në spital.

Zotëriu Hus tani duhet të pres derisa një gjykatë të anuloi certifikatën e tij vdekjes para se të pajiset me letërnjoftim të ri.