Site icon Telegrafi

I vdekuri fiton 10 milionë dollarë

Donald Peters, 79-vjeçar, kishte blerë dy tiketa disa orë para vdekjes nga një sulm në zemër në një pemëshitëse të qytetit Danbury, në Connecticut.

Por pas vdekjes, gruaja e tij Charlotte, hallakati nëpër gjërat e tij dhe i dërgoi tiketat në dyqan për të kontrolluar nëse kishte fituar gjë.

"Jam e shtangur", ka thënë gruaja 78-vjeçare derisa po dorëzonte tiketën fituese të barabartë me 10 milionë dollarë, në zyrën kryesore të Lotarisë së Connecticut Lottery.

Fëmijët e familjes Peters mendojnë se babai i tyre do ta çmonte këtë ironi.

"Ai do të ishte shumë i inatosur, ai sapo vdiq dhe ajo fitoi shumë para", ka thënë Brian Peters, një nga tre fëmijët e çiftit.

"Ai do të thoshte: ‘Shifra!’", ka shtuar Brian.

Exit mobile version