Telegrafi

I varuri nga Red Bulli, tregon vuajtjet që përjeton nga “vdekja në kanaçe”

Burri 27-vjeçar nga Essexi i Anlisë, shpenzon afro 100 euro në javë, për pijen e tij të preferuar.

Mirëpo, ai nuk është vetëm se e do një lëng energjik, por se nuk mundet pa të, transmeton Telegrafi.

Kohë me parë, ai ka pësuar sulm në zemër, sepse ka pirë tetë kanaçe me pijen energjike.

Pasi ka shpëtuar kësaj radhe, Bowling i është nënshtruar rehabilitimit dhe kërkon nga të gjithë të heqin dorë nga pija e tillë.

Punëtori i kompanisë së sigurimeve, thotë se e ka humbur vetëdijen nga konsumi i tepërt dhe e ka gjetur vetën në spital.

“Është e lehtë të bëheni të varur, sepse është e lirë dhe mund të blihet në çdo vend” thotë Bowling, duke paralajmëruar se shumë njerëz mund të jenë të varur, por nuk e dinë.

“Kjo është si një vdekje brenda kanaçes, e cila vetëm e pret momentin kur je me i dobët dhe të godet.”/Telegrafi/