Telegrafi

I varuri nga metamfetamina, nxori sytë e vet dhe i hëngri

Në fakt, incidenti shokues, ka ndodhur derisa ai po trajtohej në spital kundër metamfetaminës, transmeton Telegrafi.

Doktoresha Karen McNamara, e ka rrëfyer këtë tregim në konferencën që po zhvillohet në Newcastle të Australisë.

Duke dashur të ndërgjegjësoj dhe të tregoj për efektet negative të kësaj droge, doktoresha ka thënë se “nuk ka asgjë rekreative në konsumin e metamfetaminës”.

“Ky lloj droge, përmban papastërti të mëdha dhe nuk japë asnjë kënaqësi, qoftë edhe disa sekondëshe” ka thënë doktoresha, duke kërkuar nga të rinjtë, që të mos konsumojnë atë.

Megjithëse nuk e ka bërë publik identitetin e burrit që i ka ngrënë sytë e vet, ajo ka treguar për mundimet që ai ka pasur shkaku i humbjes së syve. /Telegrafi/