Site icon Telegrafi

I tregon bashkëshortit se është burrë pas tri vitesh martesë

Bashkëshorti lehtë i mashtrueshëm Fu Shitou nga Zhechuan është martuar me transvestitin 44-vjeçar Wei Jinhua pasi që ishte miqësuar me kunatën e tij. Wei pas një zënke me bashkëshortin ka ikur nga shtëpia. Policia e ka kapur dhe e ka kontrolluar. Fu është shokuar kur ka dëgjuar të vërtetën në gjykatë.

“Nuk mund ta besoj se nuk e kam ditur. Por, asnjëherë nuk kemi bërë seks kështu që nuk kam mundur as ta di. Vetëm kam dashur që të përkujdeset për mua”, ka thënë i shkreti Fu.

Gjykatësi e ka liruar Wein dhe ka thënë se policia vetëm është dashur ta qeth si mashkull, por jo edhe ta arrestojë.

Exit mobile version