Njërit nga 30 autobusët e rinj të “Trafikut Urban” që nisën dje qarkullimin në linjat 1 dhe 4, i është thyer xhami.
Thyerja e xhamit të autobusit sipas policisë ndodhi pak pas mesditës së sotme.
“Ju informojmë që me datën 18.02.2017 diku rreth ores 12:30 është pranuar informata për një thyerje të xhamit të autobusit të ‘Trafikut Urban’ në Rrugën ‘Xheladin Hana’ – Prishtinë,” tha Bajram Krasniqi, njëri nga zëdhënësit e policisë.
Sipas njoftimit të policisë, i ankuari për thyerjen e xhamit me inicialet H. M. është në Stacionin Policor “Qendra” duke e dhënë deklaratën e tij, ndërsa njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vend të ngjarjes.