Site icon Telegrafi

I thuaj Jo substancave narkotike

Ky projekt është realizuar në shkollat e përzgjedhura nga Drejtoritë komunale të arsimit, ku janë përfshirë 51 paralele, me nxënës të klasave të teta dhe një paralele nxënësish që vijojnë mësimin në gjuhën boshnjake.

E drejtori Rajonal i Policisë Kosovës për rajonin e Pejës, Kolonel Shaban Shala, ka pritur delegacionin e kryesuar nga Drejtori i këtij instituti Adnora Nurboja, për t’i falënderuar për partneritet në punën e përbashkët në realizimin e projektit ‘ I thuaj Jo substancave narkotike’.

Ndërsa, projekti është vlerësuar dhe mirëpritur nga nxënësit, mësimdhënësit, drejtorë shkollash dhe drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, të cilët kanë kërkuar që projekte të tilla të ketë edhe në të ardhmen.

Gjatë implementimit të këtij projekti kanë ligjëruar profesionist nga Instituti i Shëndetit Publik në Pejë. Kurse ligjërimin e kanë përc jellë 1358 nxënës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version