Telegrafi

I thonë 2-vjeçares se s’mund të ketë të dashur – ja si reagon ajo (Video)

Por, në këtë video të veçantë, disa prindër u habitën kur vajza e tyre e vogël u tha se kishte gjetur një të dashur.

Normalisht, babai menjëherë i tha asaj se ajo nuk mund të ketë një të dashur pasi që është ende e vogël, dhe duhet të pres derisa të rritet, por ajo pas këtyre fjalëve filloi të qajë, transmeton Lajmi.net.

Në video, vogëlushja Kennedy pyetet nga nëna e saj: “Kush është Jared?”. Ajo thotë se Jared është i dashuri i saj.

Por, kur babai i saj i thotë se ajo nuk mund të ketë të dashur, vogëlushja e godet atë në krah në shenjë hidhërimi dhe fillon të qajë.