Site icon Telegrafi

I tha pilotit të fluturonte më ultë, gruaja e tij kishte frikë lartësinë

Kompania Jet2 ka vendosur të publikojë se cilat janë disa nga pyetjet më qesharake, që pasagjerët e avionëve iu kanë bërë stjuardesave.

“Si mund të ulësh xhamin e dritareve,” duket se mbetet një nga pyetjet që shkakton më shumë të qeshura.

Ja disa të tjera:

A mund t’i thuash pilotit të fluturojë më ulët, pasi gruaja ime ka frikë nga lartësitë?

Çfarë ka brenda ky sanduiçi me proshutë dhe djathë?

Kam harruar diçka, a mund të kthehemi ta marrim?

Ku jemi?

Sa ka dalë rezultati i ndeshjes?

Piloti tha se do ulemi më shpejt. Sipas cilës orë, asaj angleze apo spanjolle? /Telegrafi/

Exit mobile version