Telegrafi

I shpëton rënies nga kati i 47-të!

Ata besojnë se, Alcides Moreno, 37-vjeçar, ka arritur ta zbuste dukshëm rënien e tij, pasi që, në momentin e rënies, është mbajtur për platformën ku qëndronte dhe ajo duket t’i ketë shërbyer si një lloj parashute.

Ai për momentin është në gjendje kritike në spital, mirëpo është në gjendje t’i lëvizë këmbët dhe duart si edhe t’i hapë sytë.

Mjeku i qendrës mjekësore, Jacobi në Bronx, ka thënë "pesëdhjetë për qind e njerëzve që bien nga kati i katër ose pestë, vdesin. Ndërsa ata që bien nga katet 10 ose 11, vdesin që të gjithë. Ky person është dashur të jetë i vdekur tashmë”.

I vëllai i Morenos, Edgar, 30-vjeçar, ka vdekur gjatë kësaj rënie. Në momentin e rrëzimit, ata kanë qenë duke pastruar ndërtesën, Solow Tower, apartamente luksoze në Bregun Perëndimor.