Telegrafi

I shpëton djegies nga vullkani

Slemp, 51-vjeçar, e ka lënë automjetin e tij në një largësi të sigurt dhe ishte afruar deri tek tehu i kraterit të vullkanit për të parë çfarë ndodh në brendi. Por, kur akulli nuk ka duruar më peshën nën këmbët e tij, Slemp ka rënë në krater.

Së pari ka rënë në një çarje të murrit të kraterit në thellësi prej 70 metra, ku bora e ka amortizuar rënien, por kjo nuk ka qenë fundi i vuajtjeve. Më vonë ai ka filluar të rrëshqasë brenda edhe 400 metra.

Në fillim ishte munduar të dalë por pa sukses, ndërsa pastaj kur ka kuptuar se është i bllokuar, për t’u ngrohur, është afruar deri tek vrima nga ku del lava.

Në ndërkohë miqtë e tij i kanë alarmuar institucionet përkatëse dhe është dërguar një helikopter me një ekip shpëtimtarësh, që e ka nxjerrë prej vullkanit. Slamp gjatë rënies ka shpëtuar vetëm me tërheqje të ligamenteve.