Mjekët ia hoqën nga syri gozhdën e gjatë tetë centimetra një 27-vjeçari, kurse dy muaj më vonë, atij i është kthyer pamja e mëhershme, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, mjekët kanë thënë se po që se gozhda do të ishte vetëm disa milimetra më larg, dëmtimet në syrin e tij do të ishin të mëdha.
Megjithëse është dashur të nxirret vetëm me një palë pinca, mjekët nga Massachusetts i Bostonit, janë përgatitur për gjakderdhje të mëdha.
Për fat të mirë, procedura ka shkuar mirë dhe rehabilitimi i syrit është kryer me sukses, thuhet lidhur me këtë rast në New England Journal of Medicine. /Telegrafi/.