Site icon Telegrafi

I rrëmbeu motrën, plagoset 16 vjeçari

Policia tha se “16 vjeçari, Saleo Rakipi, u plagos pas një konflikti, nga 18 vjeçari Vangjel Hajdini.”

Konflikti nisi për shkak se 16 vjeçari rrëmbeu për t’u martuar, motrën e 18 vjeçarit.

18 vjeçari goditi me thikë në qafë 16 vjeçarin pas debateve të ndërsjellta, duke e plagosur rëndë. I plagosuri u dërgua në spitalin e Fierit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi autorin e krimit, i cili akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe për "armbajtje të armëve të ftohta pa leje". /Telegrafi/
 

Exit mobile version