Ai thotë se po vonohet drejtësia, derisa me ngritjen e vonuar të propozim akuzës, thotë se po shpërblehen plaçkitësit, të cilët akuzohen vetëm për lëndim të lehtë trupor dhe vjedhje.
Valdrini, thotë të ketë qenë i goditur nga B.XH. nga Mitrovica dhe F.R. dhe se ata i kishin marrë 12 mijë euro dhe zinxhirin e arit në vlerë 6 mijë euro. I zhgënjyer ai ka thënë se për padrejtësitë që po i bëhen do t’i drejtohet EULEX-it.
Sipas tij, hajnat vazhdojnë të lëvizin lirshëm, bile akuzohen vetëm dy persona e sipas tij në momentin kur ishte rrahur e plaçkitur ishin pesë persona.
Valdrin Sylejmani, thotë se për plagët që i janë shkaktuar ka dëshmi raportet e mjekëve, të ortopedit dhe të neuropsikiatrit.
“Edhe pas tre vitesh ende lëngoj nga ajo rrahje dhe plaçkitje kriminale, por drejtësinë do ta çoj deri në fund . Nëse është e nevojshme do të kërkoj nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ombudspersoni që ta monitorojë këtë rast, në të kundërtën do të detyrohem që rastin ta marrin prokurorët e EULEX-it”, ka thënë Sylejmani. /Zëri//Telegrafi/