Telegrafi

I riu arrestohet për vjedhje në stacion policor

Policët të cilët po punonin në pjesën e prapme të stacionit në një paralagje të qytetit perëndimor të Adelaides kanë dëgjuar se si xhami i derës së përparme ishte thyer dhe më vonë gjetën 16-vjeçarin në hollin e përparmë.

"Një djalë i ri ka zbuluar se mënyra më e shpejtë për tu arrestuar është të vjedhësh në një stacion policor", ka thënë policia shtetërore e Australisë Jugore në një deklaratë të publikuar në faqen e vet zyrtare të internetit.