Telegrafi

I regjistrojnë numrat e telefonave

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka sjellë një vendim të ri për klientët e telefonisë mobile. Të gjithë kosovarët që duan të shfrytëzojnë numra të telefonisë mobile, duhet të japin të gjitha të dhënat e tyre identifikuese. Në të kundërtën, numrat do t`iu bllokohen, duke përfshirë edhe ata numra që mund të qarkullojnë në tregun e zi.

Rregullorja ka hyrë në fuqi më 30 shtator të vitit 2010 dhe ky regjistrim i klientëve të operatorëve mobilë duhet të përfundojë deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/