Telegrafi

I propozoi të dashurës 148 herë martesë dhe ajo s’e kuptoi (Video)

Duke shkruar në një kartë: "A do të martohesh me mua?", i riu nga Grimsby, e propozonte të dashurën Claire Bramley fshehurazi, duke shfaqur kartën prapa saj sa herë që ajo bënte ndonjë foto.

38-vjeçari nga Britania e Madhe shpenzoi plot pesë muaj të jetës së tij duke i propozuar të dashurës së tij shtatzënë.

“A do martohesh me mua?”,ishte letra të cilën ai e mbante kudo me vete për pesë muaj të tërë.

Kështu ai bëri 148 fotografi gjatë kësaj kohe, për të realizuar propozimin e tij romantik.

“Kërkova online për propozime dhe pash shumë ide mirëpo dëshiroja diçka unike. Kështu vendosa që të bëja fotografi për pesë muaj të tërë”, shprehet 38-vjeçari i cili për Krishtlindje mori një përgjigje pozitive për 148 pyetjet e tij.